Komisioni Disiplinor i Uefa ka sanksionuar Granadën me një gjobë prej 29,000 euro për kryerjen e shkeljeve të ndryshme në ndeshjen e kthimit të Europa Legue kundër Napolit. Sanksioni i sipërpërmendur u vendos për kthimin në fushë me vonesë në fillim të pjesës së dytë, për festimin bashkë me të gjithë delegacionin për kalimin e raundit e për kartonët e verdhë të marrë gjatë ndeshjes. Sjellja e spanjollëve në këtë ndeshje kishte zemëruar edhe Rino Gattuson e duket se tashmë UEFA i ka dhënë të drejtë teknikut napoletan.
Motivi i dënimit është si më poshtë: për humbjen e kohës në kthimin në fushë në fillim të pjesës së dytë, dënimi arrin në 10,000 €. Një tjetër 10,000 euro për “pushtimin” e fushës së lojës në stadiumin Diego Armando Maradona nga i gjithë delegacioni për të festuar kualifikimin historik për raundin tjetër. Për më tepër, 9,000 euro të tjera janë shtuar për shkak të kartonëve të verdhë të tundur nga gjyqtari (6) që i kushtoi skualifikimin Germán, Montoro dhe Yangel Herrera.
“Nëse një skuadër italiane i lejon vetes të bëjë atë që bëri Granada sot, ne do të dilnim në të gjitha gazetat. Në pjesën e parë kemi luajtur 16-17 minuta lojë efektive, ata ndalonin çdo 3 minuta, është e papranueshme” kishte deklaruar Gattuso, që nuk mund të bëjë asgjë më shumë për eleminimin, por ndërkohë mund të ngushëllohet me pak drejtësi.