Gjykata jep vendimin për trashëgiminë, ja kush përfiton nga pasuria e Maradonës

0
Gjykata jep vendimin për trashëgiminë, ja kush përfiton nga pasuria e Maradonës

Pesë fëmijët, të njohur ligjërisht nga Diego Armando Maradona, janë trashëgimtarët e vetëm të pasurive të ish-kampionit, i cili vdiq 25 nëntorin e kaluar.

Ky ishte verdikti i dhënë nga një gjykatë argjentinase.

Trashëgimtarët, sipas gjykatësit civil dhe komercial të La Plata, Luciana Tedesco del Rivero, janë Diego Junior, i lindur në Itali nga një marrëdhënie me Cristina Sinagra, Dalma dhe Giannina, të lindur nga martesa me Claudia Villafane, Jana, vajza e Valeria Sabalain dhe Diego Fernando, djali 8-vjeçar i lindur nga marrëdhënia me Veronica Ojedan. Vendimi i gjykatës u postua në Instagram nga Ojeda.

Në mosmarrëveshje edhe avokati Morla. Sidoqoftë, sipas raportimeve të gazetës argjentinase “Dimensione Financiero”, deklarata e trashëgimtarëve mund të zgjerohet në rast se dikush paraqitet si djali i Maradonës, gjë që duhet të provohet në nivelin gjyqësor.

Me vendimin e sotëm, mbyllet një fazë e parë e çështjes dhe mund të fillojë shpërndarja e pasurisë së Maradonës, që është shkaku i mosmarrëveshjes midis fëmijëve të tij, por edhe me avokatin Matias Morla, i cili ishte administrator dhe avokat i ish-“yllit” të Napolit dhe ekipit kombëtar të Argjentinës.

Artikulli i mëparshëmHarry Kane, ‘Mbreti’ i asisteve në 5 kampionatet më të rëndësishëm të Evropës
Artikulli i radhësJuventus në telashe, Covid prek edhe lojtarët: Bentancur pozitiv e pa simptoma