Mes shumë befasive që po na bën ky sezon i pazakontë futbolli, i ndikuar negativisht nga pandemia, është njëra që do të bëjë të lumtur dashamirët më të thekur të statistikave.
Midis emrave të zakonshëm ka edhe hapësirë ??për të papriturat.
Për ta besuar, duhet të shohësh renditjen e përgjithshme të asistuesve më të mirë, duke marrë në konsideratë pesë ligat më të forta në Europë, përkatësisht Serinë A, Premier League-n, Bundesligan, Ligue 1 dhe La Ligan,
Në krye është njeriu që askush nuk e pret. Sepse këtë renditje të veçantë e udhëheq ai që, zakonisht, merr asistimet dhe me dëshirë i kthen në gola. Referneca është për Harry Kane.
Sulmuesi i Tottenhamit, gjatë këtij edicioni të kampionatit anglez, u ka shërbyer 10 herë për gol shokëve të skuadrës.
Një statistikë e jashtëzakonshme kur krahasohet me karakteristikat teknike të lojtarit dhe, mbi të gjitha, me faktin se ai kishte siguruar vetëm 7 asistime në tri vitet e fundit.
Pjesa më e madhe e meritave sigurisht duhet t’i atribuohet punës së Jose Mourinhos, i cili, pasi mori drejtimin e skuadrës londineze, arriti ta shndërronte “bomberin” anglez një bosht funksional në shërbim të ekipit.