Humbën jetën në aksidentin e rëndë në Rrogozhinë/ Ja kush janë viktimat

0
Ditë e zezë/ Humbën jetën në aksidentin e

Aksidenti tragjik që ndodhi në Rrogozhinë u mori jetën tre persona, ndër to ishte edhe një oficer i burgut të Peqinit.Tre automjete u përfshinë në aksident, duke u përplasur kokë më kokë. Përplasja rezultoi fatale për shoferin e njërit mjet, që ishte pikërisht oficeri i burgut.

Viktimat janë Tonin Mhilli, 58 vjeç, oficer i burgut të Peqinit, (në foto) i cili ndodhej në mjetin tip “Audi” dhe gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, si dhe Merushe Koni dhe Bajram Koni, që humbën jetën në spital për shkak të plagëve të marra.

Siç duket dhe nga pamjet makinat pësuan dëmtime të mëdha, çka tregon për përplasjen e fortë të dy mjeteve.

54-vjeçari Tonin Mhilli, po shkonte në punë mëngjesin e sotëm, kur mjeti “Audi” ku ai udhëtonte doli nga rruga dhe kaloi në korsinë tjetër duke u përplasur me makinën tip “Benz” ku udhëtonin burrë e grua.

Artikulli i mëparshëmFinalizohet operacion i madh policor/ Kapet një sasi e madhe droge si dhe arrestohen 5 persona në flagrancë (DETAJET)
Artikulli i radhësNgjarje e rëndë/ 58-vjeçari gjendet i mbytur në rezervuar që e kishte marrë me koncesion në Devoll/Ja dyshimet e para