“Në dhomën time ishin dy persona që i vranë, na linin pa ushqim”/ Denoncim tronditës i ish-pacientit të spitalit të Sanatoriumit! Reagon mjekja

0

Një denoncim tronditës është bërë publik nga një ish-pacient i Sanatoriumit Andon Qako, i cili hodhi akuza të rënda për sa i takon asaj çfarë ndodh në spital. Ish-pacienti tha se kishte mungesë të ushqimit, dhe se përmes kërcënimit vetë atë e kanë nxjerrë para kohë nga spitali. Ai po ashtu, tha se numri i personelit shëndetësor është i vogël, 1 infermier për 13 pacientë sipas tij. Qako ka deklaruar se në dhomën e tij janë mbytur dy persona, por të gjithë këto deklarata të tij mbeten për tu verifikuar.
Mjekja e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, Silva Bala ka reaguar pas akuzave të forta bërë në adresë të spitalit nga ish-pacienti Andon Qako. Në një lidhje ‘live’ me News 24, Bala i mohoi në mënyrë kategorike këto dëshmi të ish-pacientit, ndërsa tha se do i drejtohen prokurorisë për të hetuar e zbardhur të vërtetën.
“Mua më vjen keq që me punën e personelit të luhet në këtë mënyrë, të sfumohet apo shkelet puna e personelit që është në detyrë 24 orë në 24. Nuk është e vërtetë që ushqimet e familjarëve nuk lejohen dhe u merret në sajë të vlerave monetare…Ushqimi për të sëmurët bëhet me mjekë dietologë, sasia, yndyrnat, karbohidratet, kaloria përcaktohen nga dietologë dhe ushqimi është i duhur që duhet të marrin pacientët përmban lëndët e domosdoshme për këto pacientë. Edhe nëse pacientët kanë patur kërkesë për ushqim shtesë, nuk i kursehet askujt. Të sëmurët që nuk ushqehen dot, ngrihen nga personeli shëndetësor.” u shpreh Bala.

Artikulli i mëparshëmNgjarje e rëndë/ 58-vjeçari gjendet i mbytur në rezervuar që e kishte marrë me koncesion në Devoll/Ja dyshimet e para
Artikulli i radhësEuropa League/ Granada e pëson për ‘hilet’: Uefa i jep të drejtë Gattusos