Një ngjarje rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Devoll, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën, pasi është mbytur në rezervuarin e Koshnicës.
Mwsohet se 58-vjeçari vuante nga zemra dhe dyshohet se i ka rënë infarkt gjatë futjes në rezervuar, të cilin e kishte marrë me koncesion.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e ngjarjes.