Deputetja e PDIU-s, Reme Lala e cila pranoi të garojë në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e PS ka dhënë dorëheqjen. Burime nga PS kanë konfirmuar për Top Channel se Lala ka dhënë dorëheqjen paraditen e të premtes në selinë rozë .
Motivet për dorëheqjen e Reme Lalës mbeten ende të paqarta. PS e kishte caktuar atë të garonte në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit. Akoma nuk dihet nëse ajo do ti rikthehet kandidimit në Dibër nën siglën e PDIU që e bëri deputete në zgjedhjet e 2017.
Lala është emri i katërt që ka shpallur largimin nga Partia Socialiste, pas Sadi Vorpsit, Vasilika Hysit dhe Besnik Baraj.