Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim kompanitë e plehrave kimike, dyfishuan çmimet

0

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hapë një hetim paraprak në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore, pas dyshohet se bizneset e mëdha të këtyre inputeve kanë një sjellje të bashkërenduar me njëra–tjetrën dhe kanë fiksuar çmimet.

AK bën të ditur se, nga vlerësimi i informacionit të mbledhur gjatë monitoritmit që krye në këtë treg, rezultoi se disa ndërmarrje gëzojnë të drejta ekskluzive në tregtimin e produkteve të mbrojtjes së bimëve.

Sipas Komisionit të Konkurrencës hetimi vjen pas një monitorimi i ditëve të fundit ku rezultoi se ndërmarrje që zënë pjesë të konsiderueshme të tregut kanë realizuar importe të përbashkëta duke i shitur produktet që nevojiten për sektorin bujqësor me dyfishin e çmimit.

Këto ndërmarrje kanë realizuar importe të përbashkëta dhe kanë siguruar gjendje të produkteve në magazina, duke i shitur ato me çmime shumë më të larta se kostot e blerjes së tyre.

AK urdhëroi ndërmarrjet që operojnë në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore t’i japin fund bashkëpunimit mes tyre. Sipas vendimit, këto ndërmarrje duhet të sillen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre tregtar sa i përket importeve të produkteve, caktimit të çmimit të shitjes, si edhe përdorimit të të drejtave ekskluzive.

Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme, ndërmarrjet mund të ndëshkohen me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës.

Artikulli i mëparshëmHumb jetën nga Covidi në moshën 32 vjeçare drejtuesi i PD-së
Artikulli i radhësKanë metalin më të shtrenjtë se ari/ ‘Plasin’ vjedhjet e marmitave në Angli