Partia Demokratike denoncon me emra personat që ushtruan dhunë ditë e djeshme në Elbasan

0

Sekretari i Përgjithshëm i PD dhe drejtuesi politik i qarkut Elbasan Gazment Bardhi,  ka denoncuar me emra sot pas përplasjeve të djeshme për Ditën e Verës në Elbasan. Bardhi tha se dhuna në Elbasan erdhi nga banda e Edi Ramës, ndërsa akuzoi policinë se nuk i arreston shkaktarët e saj. Sipas tij, Rama dhe Balla kanë zgjedhur të heshtin në mbrojtje të bandës.

“Kanë kaluar 24 orë nga ngjarja dje, ku banditë me rekorde kriminale që ishin shpura e Edi Ramës, dhunuan dhe kërcënuan qytetarët e Elbasanit dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, që ishin në shesh për të festuar Ditën e Verës me Kryetarin e Opozitës. Kemi publikuar foto dhe video. Dhjetra dëshmitarë kanë parë ato portrete që ishin edhe eskorta e kryeministrit, edhe skalioni i dhunës ndaj qytetarëve. Gjithë Shqipëria e ka mësuar ngjarjen e shëmtuar, miqtë tanë ndërkombëtarë po ashtu. Vetëm Edi Rama nuk reagon, dhe as i deleguari i tij politik tek bandat, Taulant Balla. Ndërkohë, Drejtoria e Policisë së Elbasanit, dhe Prokuroria e Elbasanit, kanë nisur të shkelin ligjin haptazi, duke mos ndërmarrë asnjë veprim. Pse nuk ka një komunikim nga Policia, përse nuk ka transparencë se cilat janë hapat që kanë ndërmarrë dje. Jua them unë: Nuk kanë në burg asnjë prej agresorëve, asnjë. Pse nuk distancohet Edi Rama nga banditët që dje ishin rojet e tij personal dhe vendosën në rrezik të armatosur sigurinë e qytetarëve.

Eksponetët e krimit të organizuar që ushtruan dhunë në bulevard janë identifikuar dhe ato janë:

Pjerin Xhuvani

Kelmend Xhaferri, me precedent penal, i përshfirë në ngjarjen e goditjes së postobllokut tek Tregu Ushqimor

Nino (emri)

Marsel Rrokaj

Eris Skilja

Ernaldo Metaj

Gezim Rusi

Ne nuk kemi asnjë iluzion, se Policia do të mund të arrestojë shoqëruesit personalë të Edi Ramës. Ata kanë mbrojtjen politike të tij, dhe kanë në dispozicion në Elbasan, të deleguarin politik për bandat, Taulant Ballën. Edi Rama e di shumë mirë se me 25 prill, do të humbë zgjedhjet, edhe këtu në Elbasan, si kudo tjetër. Nga dëshpërimi i humbjes Edi Rama ka nxjerr në fushë ekipin e tij të vërtetë, që janë bandat e krimit të organizuar. Ne do ta mundim në çdo rast. Dhe do ta mundim thellë. Qytetarët e Elbasanit nuk do të shantazhohen dot nga banditët e Ramës. Qytetarët e Elbasanit duan ndryshimin, duan punë, duan siguri. Me 25 Prill, ne bashkë me banorët e mrekullueshëm të Elbasanit do të sjellim ndryshim dhe shpresë. Por sot duam t’i bëj të qartë, Edi Ramës, Taulant Ballës, banditëve që i rrethojnë, si dhe drejtorit të Policisë dhe Prokurorit të rrethit.Kjo që ka ndodhur këto 24 orë në Elbasan nuk është një lojë. Eshtë çështje serioze e zbatimit të ligjit. Dhe shkelja e ligjit, favorizimi i bandave, nënshtrimi ndaj Taulant Ballës, ka afat edhe 41 ditë. Fiksojeni mirë: 41 ditë!

Unë, ekipi ynë dhe Partia Demokratike kemi qenë dhe do të mbetemi deri në fund të distancuar nga krimi i organizuar. Por jemi të vendosur të përballemi edhe me krimin e organizuar, nëse kjo është në funksion të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nëse Edi Rama ka menduar se do fitojë zgjedhjet me krimin e organizuar, që po i përdor për të friksuar dhe shantazhuar qytetarët këto 24 orë, po i njoftoj se i ka bërë llogaritë gabim. Ju siguroj se do të përgjigjen të gjithë, për gjithçka, me çdo mjet dhe me çdo formë”, shprehet Bardhi.

Artikulli i mëparshëmKanë metalin më të shtrenjtë se ari/ ‘Plasin’ vjedhjet e marmitave në Angli
Artikulli i radhësCOVID-19 i merr jetën gazetarit dhe aktivistit të njohur shqiptar në moshën 53-vjeçare (EMRI+FOTO)