A është përjashtuar Dritan Leli nga PS? Damian Gjiknuri i jep fund dilemës dhe jep përgjigje befasuese

0
A është përjashtuar Dritan Leli nga PS pasi nuk pranoi të

Kryeministri Edi Rama ka ndaluar kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli për të marrë pjesë në fushatën zgjedhore të 25 prillit, pasi ky i fundi nuk pranoi të ishte pjesë e listave për kandidat për deputet.

Lidhur me këtë çështje ka folur deputeti socialist Damian Gjiknuri, ka mohuar që pas largimit të Lelit, në krye të bashkisë së Vlorës do të vinte Afrim Qendro.

Gjiknuri theksoi se Leli nuk do të jetë pjesë e fushatës, por  nuk është përjashtuar nga Partia Socialiste.

“Leli nuk pranoi të ishte pjesë e kësaj gare këtë e deklaroi  dhe kryeministri kjo është një çështje që nuk duhet të diskutohet tani por pas zgjedhjeve të 25 prillit. Leli nuk është përjashtuar nga PS, janë spekulime mediatike. Nuk mund të jetë pjesë e fushatës, për derisa refuzoi të ishte pjesë e fushatës si një deputet tërheqës në listën fituese të PS.”-tha ndër të tjera Gjiknuri.

Artikulli i mëparshëmSi u tregtuan sot dollari, euro, franga dhe paundi. Bursa për datën 15 Mars 2020
Artikulli i radhësSa e ka pazarin një vrasës me pagesë në Shqipëri? Klodiana Lala befason me shifrën marramendëse