Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotmenë bulevardin “Zhan D’ark” në Tiranë. Automjeti që drejtohej nga shtetasja e identifikuar me inicialet E.A., përplasi një person, i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Mbetet e paqartë si ndodhi aksidenti dhe si është gjendja e saj shëndetësore. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 16.03.2021, rreth orës 12:20, në bulevardin “Zhan D’ark”, mjeti me drejtuese shtetasen E. A., ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar e cila u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.