Çiljeta Xhilaga zbulon pse tradhtoi Partinë Demokratike duke u hedhur në krahët e Erion Velisë…

0

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga befasoi jo pak kur u shfaq sot krah kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, duke konfirmuar kështu mbështetjen e saj për Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Këngëtarja ka qenë pjesë e PD-së gjatë kohës së ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin thotë se “është pika e saj e dobët”, por Erion Veliaj i ka fituar zemrën me një gjest të tij dhe historia me selinë blu është e mbyllur.

Në emisionin ‘Jashtë Loje’, Çiljeta nuk dha shumë detaje se çfarë kishte bërë Veliaj për të, por e gjitha lidhet me babain e ndjerë të saj.

Pyetje: Erion Veliajt do i thoje që….?

Çiljeta: Lali Eri? Lali Eri ka bërë një veprim, nuk e di a thuhet mediatikisht, por ka bërë një veprim që nuk më shkonte mendja që do ta bënte dikush, duke menduar se jam e PD, ose kam qenë më saktë le të themi. Doktori ka qenë pika ime e dobët, por nuk është që jam pjesë e PD më. Nuk do ta them publikisht se çfarë ka bërë, por ka bërë një gjest që mua më ka lënë një respekt shumë të madh.

Pyetje: Do i thoje faleminderit?

Çiljeta: Vetëm faleminderit. Kaq. Nuk dua ta them publikisht, por faleminderit. Ka lidhje me pjesën e babit domethënë, vdekjen e babit, ndonjëherë të gjinden njerëz që t’i nuk e mendon kurrë. Dhe kjo është një gjë që e kalon atë prizmin e dashamirësisë dhe mirësisë së një njeriut. Unë e falenderoj realisht.

Artikulli i mëparshëmAksident në bulevardin “Zhan D’Ark” në Tiranë/ Kalimtarja dërgohet me urgjencë në spital
Artikulli i radhësShpopullimi i Shqipërisë, Meta publikon raportin e OKB: Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë dhe të kthehen në folenë e tyre!