Shuhet një nga luftëtarët e fundit të LANÇ mbetur gjallë/ I vlerësuar me dhjetëra dekorata (EMRI+FOTO)

0

Shuhet ish-partizani i njohur, i vlerësuar me dhjetëra dekorata (EMRI+FOTO)

Lajm i trishtë/ Shuhet ish-partizani i njohur, i vlerësuar me

Ditën e djeshme ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare ish-partizani, Faslli Mullaraj. Lindur në fshatin Kashisht të Tepelenës në 3 janar 1921, Mullaraj, arriti të jetonte në tre kohë të ndryshme, duke përjetuar luftrat botërore, komunizmin dhe tash së fundi demokracinë.

Shtëpia e tij ka qenë bazë e LANÇ. Në fillim të luftës, merrej me shpërndarjen e trakteve, mblidhte armë e municione, ushqime e veshëmbajthje për partizanët. Më vonë, në 1943 del vullnetar për çetën Verikoll të Krahësit. Më pas u bashkua me Brigadën VI S. Ka qenë partizan në betejën e çlirimit të Shkodrës në 29 nëntor 1944 por luftoi edhe në Jugosllavi, Mal të Zi dhe në Kosovë dhe u kthye në Shqipëri në 1945.

Mbante mbi supe 12 dekorata, 6 urdhëra e 6 medalje dhe pak vite më parë, në moshën 96 vjeçare u vlerësua edhe me titullin “Qytetar Nderi” i Tepelenës.

Lajmin e hidhur e ka ndarë mbesa e tij ku shkruan: “Gjyshi im i mire…tejkalove  vitet e jetes per te na lene mbrapa nje mal me kujtime te bukura dhe nje mal plot me krenari per genin qe trashegojme nga ti.

Ti me rrite me mbajte per dore qe une te hidhja hapat e para ne jete dhe plot pergjerim per mua deri ne te njeqind vitet e jetes tende deri sa te puthje edhe duart e Teos te vogel e ti percillje dashurine tende te madhe sa nje oqean…Perhere do mbetesh i gjalle ne zemrat tona”.

Lajm i trishtë/ Shuhet ish-partizani i njohur, i vlerësuar me
Artikulli i mëparshëm“Në garë me Sokol Ballën”?/ Blendi Fevziu befason me atë që deklaron: E pranoj humbjen!
Artikulli i radhësKrijuesi i vaksinës Pfizer trondit botëm me deklaratën e tij: COVID-19 nuk është e keqja më e madhe/ Bota duhet të përgatitet për…