Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ është pyetur për mundësinë e vaksinimin me pagesë nga privati, siç po ndodh në mënyrë të ngjashme ën Dubai.
Tomini thotë se momentalisht ka vështirësi në tregun farmaceutik, dhe kjo ka shkaktuar luftë tregtare e diferencime.
Sipas saj, procesi në fjalë kërkon kohë nga distributorët jo shtetërorë, por ajo siguron se qeveria ka për detyrë të realizojë vaksinim falas.
”Duke parë vështirësinë e tregut farmaceutik. Tregtia apo sundimi i tregut farmaceutik, ka bërë që të kemi diferenca. Luftë tregtare. Duke parë luftën që është bërë kaq e ashpër, që mund të kemi një mbiprodhim përkundrejt kërkesës, e shoh që arritja e një vaksinimi të popullatës është detyrë e qeverisë, përkundrejt falas. Duke parë që qeveritë kanë probleme, e shoh pak të vështirë.
E kuptova logjikën. Duke qenë se si rregullator të tregut, ky proces kërkon kohë, nga distributorët jo shtetërore. Mendoj që në mendimin aktual, shënimi absolutisht që merret.”- tha Tomini.