BE bllokon vaksinën ‘AstraZeneca’ drejt vendeve të tjera, ja çfarë po ndodh

0
BE bllokon vaksinën ‘AstraZeneca’ drejt vendeve të tjera,

Bashkimi Evropian nuk do të lejojë që vaksinat e “AstraZeneca” të lëvizin drejt vendeve të tjera. 

Komisioneri evropian për Tregun e Brendshëm ka deklaruar se dozat e prodhuara do të qëndrojnë brenda bllokut derisa kompania të përmbushë detyrimet e shpërndarjes.

Bashkimi Evropian do të sigurohet që vaksinat kundër COVID-19 të prodhuara nga AstraZeneca brenda bllokut të qëndrojnë aty derisa kompania të përmbushë detyrimet e shpërndarjes.

Kështu ka deklaruar komisioneri evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, gjatë një vizite në një impiant farmaceutik në Barcelonë, ku nga mesi i qershorit do të prodhohet vaksina e “Johnson & Johnson”. Ai theksoi se kanë pasur probleme me këtë kompani sa i përket furnizimit me doza.

 “Sigurisht që “AstraZeneca” ka qenë një problem. Ju kujtoj sërish se prisnim të kishim 120 milionë doza në tre-mujorin e parë dhe më në fund morëm 30 milionë. Ndaj kishim një problem me këtë kompani”, u shpreh Breton.

Bashkimi Evropian ditën e mërkurë përforcoi mbikëqyrjen mbi eksportin e vaksinave, me qëllim bllokimin e ngarkesave që kanë destinacion vendet ku ka pasur një nivel të lartë vaksinimi, si Britania, ose ato që nuk po ndajnë me të tjerët dozat që prodhojnë.

Evropa duhet të jetë lideri botëror në prodhimin e vaksinave brenda vitit, me 52 fabrika të shtrira në mbarë kontinentin, shtoi komisioneri.

 “Kjo do ta bëjë kontinentin tonë të parin sa i takon prodhimit të vaksinave brenda fundit të këtij viti, me një kapacitet prodhues nga 2 deri në 3 miliardë doza”, shtoi komisioneri i BE.

Komisioneri tha gjithashtu se Evropa duhet të ketë vaksinuar mjaftueshëm njerëz në verë, mundësisht brenda gjysmës së korrikut, për të arritur nivelin e “imunitetit global”.

Artikulli i mëparshëmShpërthen Leonard Solis/ Befason me atë që thotë për Najada Çomon: I ka vënë mjekët në rresht!
Artikulli i radhësShkencëtari i mirënjohur Robert Redfield shokon me deklaratën: Virusi doli shumë më herët nga laboratori në Kinë