Kalon për shqyrtim dosja penale e Nevaldo Hajdarajt/ Ja çfarë kërkoi ish-polici i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës (FOTO)

0
Akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës, kalon për shqyrtim dosja

Në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar sot seanca paraprake ndaj ish-efektivit të forcave ‘Shqiponja’ Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha mëngjesin e 8 dhjetorit në zonën e Laprakës.

Seanca paraprake kryesohej nga gjyqtari Bedri Qorri, i cili vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale të Nevaldo Hajdaraj.

Ndaj efektivit të forcave shqiponja Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje. Vetë Hajdaraj ka qenë në seancën e sotme, ku gjatë gjithë kohës ka qëndruar me kokën ulur.

Raportohet se Nevaldo Hajdaraj ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Megjithatë do të jetë trupi gjykues i çështjes që do të vendosë për këtë.

Avokati i ish-policit kërkoi ndryshimin të akuzës nga vrasje me dashje në vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme.

Akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës, kalon për shqyrtim dosja
Akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës, kalon për shqyrtim dosja
Akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës, kalon për shqyrtim dosja
Akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës, kalon për shqyrtim dosja
Artikulli i mëparshëmLista e plotë me emrat e kandidatëve që po hetohen nga Prokuroria e Përgjithshme/ Këta janë personazhet e “bujshëm”
Artikulli i radhësStudimi i fundit tregon pse koronavirusi lë pasoja të rënda te disa njerëz/ Shkencëtarët nxjerrin detajet…