Ish-drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, Robert Redfield, tha se ai beson se Covid-19 është ‘arratisur’ nga laboratori në Wuhan të Kinës.
Ai tha se ky virus mund të ketë qarkulluar që në shtator të vitit 2019. Komentet e tij të forta u bënë gjatë një interviste për CNN.
Kjo është hera e parë që njeriu, i cili ka drejtuar agjencinë më të rëndësishme të sëmundjeve në SHBA, pranon se virusi doli nga laboratori.
“Njerëzit e tjerë nuk e besojnë këtë. Në rregull. Shkenca do arrijë në një përfundim gjithsesi,” tha ai.
“Nuk është e pazakontë që patogjenët respiratorë të infektojnë punonjësit e laboratorit,” tha ai. “Nuk po them se është e qëllimshme. Por unë jam virolog, e kam kaluar gjithë jetën në virologji”.
Redfield tha se nuk ka asnjë kuptim në sensin biologjik që virusi të ketë kaluar kaq shpejt nga lakuriqi te njeriu.
“Nuk besoj se ky virus erdhi nga lakuriqi te njeriu, dhe në momentin që virusi erdhi te njeriu, u bë një prej viruseve më infektues që ka njohur njerëzimi”, tha ai.
“Normalisht, kur një patogjen kalon te njeriu, duhet një kohë për të kuptuar se si të bëhet sa më shumë efecient,” tha Redfield.
Shkencëtarë të ndryshëm kanë hedhur vazhdimisht tezën se virusi ka dalë nga laboratori. Kjo teori është hedhur poshtë me forcë nga Kina.