Të dielën ndryshojnë akrepat e orës/ 60 minuta gjumë më pak për të gjithë ne…

0

Mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës, ekzaktësisht në orën dy të mëngjesit, duhet të kujtohemi të zhvendosim akrepat e orës, nga 2 në 3 të mëngjesit pasi hyn në fuqi ora ligjore.

Kjo e fundit do të na grabisë një orë gjumë por do të na japë më shumë dritë në mbrëmje.

Orari veror do të na shoqërojë deri më 31 tetorin e ardhshëm, kur akrepat e orës do të kthehen pas dhe do të kalojmë sërish në orën diellore.

Parlamenti evropian ndërkohë ka miratuar propozimin për abrogimin e ndryshimit stinor duke filluar nga 2021, por disa vende, kanë vendosur të mos e bëjnë këtë duke i qëndruar besnik orarit të dyfishtë.

Abrogimi është kërkuar nga disa vende të BE, me Finlandën dhe Ploninë në rend të parë.

Pozicioni gjeografik më i afërt me qarkun polar, veçanërisht i Finlandës, u dhuron sidoqoftë ditë vere më të gjata dhe një interval më të shkurtër errësire. Por ora ligjore është në anën tjetër me e favorshme për vendet mesdhetare.

Sidoqoftë, zgjedhja përfundimtare do ti takojë shteteve individuale, por me rekomandimin e harmonizimit sa më të madh të mundshëm të zgjedhjeve për të evituar një Evropë me orare të ngatërruara. Dhe zgjedhja duhet bërë deri në prill.

Por ndryshimi i orës, nga ajo dimërore në atë verore, sjell edhe disa fenomene që mund të duken të çuditshme.

E hëna që pason hyrjen në fuqi të orës ligjore, sjell zakonisht një rritje të aksidenteve rrugore për shkak të nxitimit të atyre që kanë harruar ti përshtaten ndryshimit dhe e gjejnë veten të vonuar. Ndaj, qetësi dhe gjakftohtësi, si edhe vëmendje maksimale për rregullat rrugore.

Artikulli i mëparshëmShkencëtari i mirënjohur Robert Redfield shokon me deklaratën: Virusi doli shumë më herët nga laboratori në Kinë
Artikulli i radhësAfganistan/ Talibanët kërcënojnë me sulme nëse trupat e huaja nuk largohen me kohë