Biznesmeni që i dogjën bujtinën: Është e qëllimshme, më shkaktuan 3 milionë euro dëm

0

Biznesmeni Gëzim Olaj e konsideron një akt të qëllimshëm djegien e bujtinës së tij në afërsi të Thethit. Ai deklaroi se nuk e di se kush fshihet pas ngjarjes, por nuk e përjashton mundësinë që të jetë bërë për çështje konkurrence, shkruan Panorama.com

“Kam ardh nga Londra për të investuar. Është i qëllimshëm sepse e kanë djegur më benzinë bujtinën time. S’kam pas probleme dhe as përplasje me kënd dhe nuk e di kush mund ta ketë bërë. Mund të jetë bërë edhe për çështje konkurrence, por për momentin nuk kam asnjë dyshim se kush mund të jenë autorët. Dëmi që më është shkaktuar kap vlerën 3 milionë euro përafërsisht, sepse më kanë djegur gjithçka që kam patur, lokalin e vjetër dhe ndërtesat e reja që janë bërë dhe ato që ishin në ndërtim e sipër”, u shpreh ai.

I vihet flaka gjatë natës bujtinës në afërsi të Thethit/ Pronari ishte kthyer nga Anglia, 3 milionë euro dëme

Një bujtinë është djegur në Qafe Thore pranë Thethit në Malësinë e Madhe.  Buni i Bajraktarit ndodhej në aksin që të çon në drejtim të Thethit, dhe dëmi ekonomik kap vlerën 3 milionë euro.

Bujtina e djegur është në pronësi të biznesemit Gëzim Olaj, që ka ardhur nga Anglia për të investuar.

Investimi ishte në fazën e fundit, por papritur mbrëmë persona të paidentifikuar i kanë vënë flakës bujtinës. Sipas burimeve djegia është bërë me benzinë gjatë orëve të natës.

Artikulli i mëparshëmKreu i OBSH flet për një nevojë urgjente dhe lëshon thirrjen e menjëhershme
Artikulli i radhësBasha me mësuesit: Nuk do të ndëshkoheni prej qëndrimeve të kundërta politike