Makina luksoze e modeles Franceska Jaçe është djegur pjesërisht mbrëmjen e së hënës në qytetin e Vlorës. Makina tip “Range Rover” ka pësuar dëme jo të vogla nga zjarri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarësia” të qytetit.
Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit pa përcaktuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental.