Nuk kalon mocioni i VV që ndryshimi i ligjit pëe zgjedhje të përgjithshme të bëhet më procedurë të përshpejtuar, 65 vota pro 39 kundër.
Për kalimin e amandamentit është dashur dy të tretat e deputetëve të pranishëm në sallë, pra 69 vota.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ky ligj do të shkojë në procedurë të rregullt.
“Ky projektligj do ta marrë rrugën e tij të shqyrtimit të zakonshëm në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Konjufca.
Në sallë ishin 105 deputetë, kur është votuar për këtë iniciativë.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë pas përfundimit të seancës se kryeministri Albin Kurti – lider i Lëvizjes Vetëvendosje – e ka kërcënuar demokracinë në Kosovë.
Lidhur me këtë Ligj, të pakënaqur dhe kundër kanë dalë partitë opozitare, të cilat u deklaruan se partia në pushtet, nuk i konsultoi fare lidhur me këtë çështje.
Gashi tha se sonte u synua që të tentohet demokracia me arrogancën e numrave dhe shantazhit. Ai ka bërë te ditur që nuk do të marrin pjesë në sallë pa u tërhequr ky ligj.
Gashi: “U synua qe të cenohet demokracia. Nëpërmjet arrogancës së numrave u tentua të imponohet shantazhi. Ne jemi këtu për të mbrojtur rendin kushtetues. Lvv dhe kreu i saj tentoi që të kërcënojë. Ne sonte patëm një seancë e cila u thirr në orë të vona të mbrëmjes për të bërë shantazh dhe kërcënim. Nuk ka ndodhur asnjëherë qe sistemi zgjedhor,rregullat bazike të ndryshohen në mënyrë të njëashme”, ka theksuar ai.
“Ne kërkojmë që ky ligj të tërhiqet. Nëse ky ligj nuk tërhiqet kryeministri Kurti na dërgon në zgjedhje. Merret me simbolika të panevohshme. Ky ligj nuk ka të bëjë asgjë me zgjedhjet lokale”, shtoi ai.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha Ligji për Zgjedhjet u tentua të kontrabandohet.
Megjithëkëtë, Tahiri tha se moskalimi i këtij amandamenti nuk nënkupton ndryshim në qëndrimin e AAK-së për presidentin
“AAK kërkon qe për tema që ndërlidhen për tema për reforma zgjedhore të ketë një konsultim paraprak. Sa i përket qëndrimit tonë në raport me zhvillimet rreth presidencës ne i kemi pasur të qarta, ne jemi zënë shumë të habitur se në mengjes zotëri kurti.. kjo qasje shpërfaq një kulture arbitrare dhe arroganca të numrave”, ka thënë ai.
“Për mendësinë e Albin Kurtit nuk çuditet askush, por si është e mundur që Vjosa Osmani si kandidate për presidente u bë pjesë e një plani të tillë që tentoi ta nënshtrojë opozitën. Secili deputet këtu ka ardhur me votën e qyterarit por sot kam drom se Kurti po e shpërfaq desertimin e përgjegjësisë, le ti del ballë pozitës së kryeministrit. Kjo cfarë ka bërë sot është frikë nga përgjegjësia që ai ka. Ne do ta mbrojmë interesin qyterar. E vetmja arsye pse vendi mund të shkoj në zgjedhje është nga papërgjegjësia e Albin Kurtit, për ta zgjedhur presidentin. Ne nuk vendosim për shkuarje në zgjedhje, s’kemi shumicë për të propozuar kandidat apo për të vendosur. Ne kemi thënë se i ndihmojnë stabilitetit me një kandidat që e përfaqëson unitetin, por këtë se përfaqëson Vjosa Osmani, ka thënë deputeti i PDK, Memli Krasniqi.