Irlanda heq Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik/ “Lejohen turistët, situata epidemiologjike në përmirësim”

0

Ministri i Shëndetësisë së Iralndës Stephen Donnelly ka njoftuar se Izraeli, si dhe Shqipëria dhe Shën Lucia, nuk do të përcaktohen më shtete nën sistemin e karantinës së detyrueshme të hoteleve.

Njerëzit që kanë mbërritur nga ato vende ditët e fundit mund të lënë hotelet e tyre dhe karantinën.

Në një deklaratë mbrëmë, Z. Donnelly tha se për shkak të situatës epidemiologjike “të përmirësuar ndjeshëm” në këto vende, marrëveshjet ishin bërë “mbi një bazë të jashtëzakonshme” për numrin e vogël të njerëzve që kishin ardhur nga këto shtete ditët e fundit dhe nuk kanë qenë në ndonjë shtet tjetër të caktuar në 14 ditët para se të mbërrinin, për të lënë karantinën e detyrueshme të hotelit sa më shpejt që ata të dëshironin.

Udhëtarët e tillë duhet të karantinohen në shtëpi për 14 ditë ose derisa të marrin një test negativ PCR pesë ditë ose më shumë pasi të mbërrijnë në Irlandë.

Artikulli i mëparshëmTë kompletuara me…/Shihni si duken në ditën e 89 të ndërtimit dhomat e Spitalit të Fierit (VIDEO)
Artikulli i radhësA është në shkelje të ligjit ky aktivitet elektoral? Ku janë Policët e Shtetit që gjobisin çdo ditë mijëra qytetar të thjeshtë!?