Gazetarin grek e vranë dy shqiptarë? Mediat nxjerrin pamje të reja (VIDEO)

0
Gazetarin e vranë dy shqiptarë? Mediat greke nxjerrin pamje të

Mediat greke kanë publikuar një tjetër video të momentit kur autorët largohen nga vendi i ngjarjes, tre minuta pas ekzekutimit të gazetarit George Karaivaz. Kamera e sigurisë i ka fiksuar dy killerat mbi motor pranë shtëpisë së gazetarit.

Po sipas shtypit të vendit fqinj në duart e autoriteteve janë mbi 100 video që tregojnë të gjithë itinerarin e lëvizjes së autorëve nga ndjekja deri te largimi nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu janë 22 dëshmi nga qytetarët që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes dhe i panë vrasësit, të maskuar të qëllonin mbi gazetarin dhe të largoheshin me shpejtësi.

Një tjetër provë e fortë në duart e hetuesve, që konsiderohet si “minierë ari” është telefoni i gazetarit, kontaktet e fundit, mesazhet, tabulatet dhe gjithçka tjetër pritet që të ndihmojë autoritetet për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Mediat greke në disa artikuj shkruanin sot se hetuesit dyshojnë se autorët që kanë kryer ekzekutimin janë dy shqiptarë të cilët kanë bashkëpunuar me grupet kriminale greke, por deri tani nuk asgjë konkrete.

Artikulli i mëparshëmA do të jetë Fatos Nano Presidenti i ardhshëm i vendit tonë? Bamir Topi nxjerr prapaskenat politike dhe…
Artikulli i radhësArrestohet “bosi” shqiptar i drogës, pronar i një prej kompanive më të mëdha të ndërtimit. Interpol Spanja e ka shpallur në kërkim për …