Serbia ndalon punën e koncensionarit kinez në minierën e bakrit: “Ndërtoni impiant për trajtimin e ujërave të zeza”

0

Serbia ka urdhëruar Grupin e Minierave Zijin të Kinës të ndalojë punën në minierën e vetme të bakrit në vend dhe të përfundojë një impiant për trajtimin e ujërave të ndotura pasi nuk arriti të përputhej me standardet mjedisore, tha të mërkurën ministri i minierave dhe energjisë.

Zijin u bë partneri strategjik i Serbisë në kompleksin e bakrit RTB Bor që përfshin minierën Jama, duke u zotuar të investojë 1.26 miliardë dollarë në këmbim të 63% të aksioneve.

Ministrja Zorana Mihajloviç tha se autoritetet në fund të marsit urdhëruan njësinë e Zijinit me bazë në Serbi të ndalojë punën në boshtin e saj të minierave të bakrit Jama.

“Shteti i është përgjigjur ankesave të qytetarëve që jetojnë në afërsi të minierës Jama,” tha Mihajloviç në një deklaratë.

Mihajlovic tha se njësia e Zijin ishte urdhëruar gjithashtu që urgjentisht të përfundojë një impiant për trajtimin e ujërave të ndotura dhe të ndalojë ndotjen e lumit Pek, një degë e Danubit.

Artikulli i mëparshëmArrestohet “bosi” shqiptar i drogës, pronar i një prej kompanive më të mëdha të ndërtimit. Interpol Spanja e ka shpallur në kërkim për …
Artikulli i radhësE konfirmon studimi! Një dozë e vetme Pfizer apo AstraZeneca krijon mbrojtje të konsiderueshme ndaj virusit