Kandidati i Partisë Social Demokrate, Gledis Çela ka humbur mandatin e deputetit. Ai renditej i dyti në Shkodër dhe rezultoi fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Mirëpo mosparaqitja e formularit të dekriminalizimit e ka penalizuar Çelën.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që të shpallë moszgjedhshmërinë e tij si deputet në Kuvendin e Shqipërisë si kandidati i radhës, pas dorëheqjes së kryetarit të PSD-së Tom Doshi.
Gledis Çeliku do të zëvendësonte Doshin në Parlament për periudhën vakante maj-shtator, deri në nisjen e legjislaturës së re 2021-2025.
Për plotësimin e vendit vakant të lënë nga Doshi, do të vijohet me kandidatët e tjerë në listë.