Sali Berisha ‘non grata’ familjarisht/Reagon për herë të parë kryeministri Rama

0
DASH shpalli ‘non grata’ Sali Berishën familjarisht, reagon

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë vendimin e SHBA, lidhur me shpalljen ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha. Rama zgjodhi që të injorojë komentet, ndërkohë që nënvizoi se është i vendosur që të nisë një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe që të shmangin të gjitha aspektet që i e kanë kthyer për shumë vite jetën politike në vend në një telenovelë rraskapitëse.

‘Jam 100% i fokusuar tek punë ne se kemi ndalur punë asnjë ditë gjatë fushatës dhe pas fushatës se ska kohë për pushim. Jam i vendosur që ne të nisim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe të shmangim të gjitha ato aspektet që e kanë kthyer për shumë vite jetën politikë të vendit në një telenovele rrapskapitëse. Për mua ka shumë më tepër rëndësi sesa vaksina kryhen gjatë ditës, sa përparjjnë kantierët e ndërtimit, sesa angazhimet tona përmbushen pak nga pak e hap pas hapi me të gjitha vështirësitë. Ne jemi duke punuar intensivisht për mandatin e tretë dhe do të dalim para shqiptarëve me programin e angazhimeve konrete me kongresin tonë të 12 qershorit.’- tha Rama.

Artikulli i mëparshëmRama merr në dorëzim dy dosjet mbresëlënëse/ I emocionuar ndan informacionin e rëndësishëm dhe ka një ftesë: Jam i frymëzuar!
Artikulli i radhësÇfarë ndodhi? Kandidati i Tom Doshit humbet mandatin e deputetit (ARSYEJA)