Lagjja e re Rilindja në Fushë Krujë, pas dëmtimit nga tërmeti i nëntorit të 2019-s po merr formë dita-ditës.
Në këtë lagje do të strehohen rreth 1200 banorë të prekur nga tërmeti.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga avioni nga lagjja e re ku po ndërtohen 128 njësi individuale banimi dhe 15 pallate.
“Nga Ankaraja mbi lagjen Rilindja në Fushë-Krujë për Tiranë”, shkruan Rama.