Djali i Erzen Breçani kishte publikuar “STORY” duke drejtuar mjetin me të cilin përplasi 23-vjeçarjen (FOTO)

0

23-vjeçarja Xhesina Gega ka mbetur pa njërën këmbë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital pasi është përplasur nga një makinë në zonën e Kinostudios që drejtohej nga 19-vjeçari Jehon Breçani, i cili është djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë Erzen Breçani

23-vjeçarja Xhesina Gega ka mbetur pa njërën këmbë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital pasi është përplasur nga një makinë në zonën e Kinostudios që drejtohej nga 19-vjeçari Jehon Breçani, i cili është djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë Erzen Breçani.

23-vjeçarja ka qenë duke ecur në trotuar kur 19-vjeçari ka humbur drejtimin e makinës luksoze tip “Benz”, që i jepte me shpejtësi dhe ka përplasur të renë, duke i këputur njërën këmbë dhe duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë. Përplasja ka qenë e fortë dhe identifikimi i 23-vjeçares është bërë me shumë vështirësi për shkak të plagëve të marra.

Jehon Breçani ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur fillimisht me murin,  më pas me një pemë që e ka thyer dhe më pas ka goditur 23-vjeçaren që ndodhej në trotuar.

Shoferi i Benz-it, me targa AA 888 XX është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Burime nga policia bëjnë me dije se i riu i është nënshtuar testit të alkoolit, por nuk rezultoi të ishte nën efektin e pijeve alkoolike. Dyshohet se kur është aksidentuar ka qenë me shpejtësi të lartë.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën  “Xhanfize Keko”, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

Postimi në instagram Jehon Brecanit dhe makina luksoze

Artikulli i mëparshëmLetër e hapur, për Ambasadorin Italian!
Artikulli i radhës‘Ai po vjen’/ Shtohet misteri pas vdekjes së Evgjeni Baxhos, simboli i ngjashëm me atë të viktimës pikturohet në murin pranë gjimnazit në Tiranë