Kërkuan dëmshpërblim nga policia, gjykata rrëzon familjen e Komisarit Artan Cuku

0

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka rrëzuar kërkesën e familjarëve të komisarit Artan Cuku, i vrarë disa vite më parë për shkak të detyrës, për dëmshpërblim.

Kërkesa është rrëzuar në datë 2 qershor nga Gjykata. Kërkesa për dëmshpërblim i ishte drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Nw fillim tw muajit shkurt tw këtij viti, familjarët e ish komisarit Artan Cukut kanë kërkuar dëmshpërblim 1 milionë euro ndaj Ministrisë së Brendshme për humbjen e familjarit të tyre si dëmshpërblim monetar dhe moral.

Dëmi shëndetësor dhe dëmi ekonomik qe i ka ardhur familjes nga humba e jete së kryefamiljarit të cilët kanë dërguar padi në Gjykatën Administrative, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 8 shkurt. Ekspertët e caktuar nga Gjykata Administrative për përcaktimin e dëmit që i është shkaktuar familjarëve të Artan Cukut kanë dalë në konkluzionin se ata duhet të marrin shumë prej 130 mln lekë të rinj ose 1 milion euro.

Ish-kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua me armë në hyrje të shtëpisë pranë Liqenit Artificial mbi tre vite më parë më 8 Prill të 2017.  

Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se shkak i vrasjes së ish-komisar Artan Cukut është hakmarrja, pasi në kohën që ai mbante postin e drejtorit të policisë Vlorë, rihapi një vrasje të bujshme në këtë qark dhe vuri në pranga vrasësin Bledar Jambelli, i cili çuditërisht u lirua më pas nga gjykata.

Artan Cuku është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’, titull që iu dorëzua bashkëshortes së tij nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Artikulli i mëparshëmLajçak: Nëse liderët e Ballkanit nuk i besojnë BE-së, të shkojnë diku tjetër
Artikulli i radhësLuli si miniaturë e Ramës