Vlera e Facebook kalon 1 trilion USD / Gjykatësi hedh poshtë paditë federale dhe shtetërore mbi monopolin

0

Një gjykatës në Shtetet e Bashkuara hodhi poshtë ankesat federale dhe shtetërore për monopol ndaj Facebook në nisje të Javës, ankesa që synonin të detyronin median sociale që të shesë Instagram dhe Whatsapp. 

Aksionet e Facebook u rritën me mbi 4% pas vendimit, duke e çuar vlerën totale në treg të rrjetit social në mbi 1 trilionë dollarë për herë të parë.  Rrëzimi i çështjes ishte goditja e parë e madhe ndaj luftës shtetërore dhe federale kundër firmave të teknologjisë.  Gjykatësi James Boasberg tha se Komisioni Federal Tregtar (FTC) dështoi të tregojë se Facebook ka fuqi monopolistike në tregun e rrjeteve sociale, por shtoi se agjencia mund të ngre një padi të re nga 29 Korriku. 

Ai hodhi poshtë gjithashtu një padi nga disa shtete amerikane, duke thënë se kanë pritur gjatë për të sfiduar blerjet e Instagram dhe Whatsapp në vitin 2012 dhe 2014 respektivisht, pa ftuar shtetet që të ngrenë padi të re.  “Pavarësisht se gjykata nuk bie dakord me të gjithë përmbajtjet e Facebook,  ka vendosur se ankesa e agjencisë është e pamjaftueshme ligjërisht dhe duhet rrëzuar”- shkroi gjykatësi mbi padinë federale.

Artikulli i mëparshëmUkraina shënon në minutën e 121 e kualifikohet në çerekfinale: Suedia nuk ia del me 10 lojtarë
Artikulli i radhësGreqi/ Të rinjtë nën 26 vjeç do të përfitojnë 150 euro nëse vaksinohen kundër COVID-19