Familja e kërkonte në çdo cep, 12-vjeçari po trafikohej nga një grua në Sarandë, arrestohet 50-vjeçarja

0
Familja e kërkonte në çdo cep, 12-vjeçari po trafikohej

Një grua me iniciale B.M., është arrestuar sot nga Policia e Sarandës, pasi u kap duke trafikuar qenie njerëzore.

50-vjeçarja tentoi të trafikojë një të mitur, por falë ndërhyrjes së policisë është arrestuar. Djali i mitur që po tentohej të trafikohej ishte R.T., 12 vjeç, të cilin familja e kërkonte prej dy ditësh.

Njoftimi i policisë

Policia e Sarandës ka bërë të mundur arrestimin e 50-vjeçares B.M, banuese në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar.

Ajo është kapur duke trafikuar shtetasin e mitur, 12 vjeç, nxënës në klasën e gjashtë, nga Bathorja e Tiranës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme.

Artikulli i mëparshëmTronditëse! 16-vjeçari hyn në shtëpinë e 91-vjeçares dhe bën veprimin ekstrem
Artikulli i radhësShpërthimi i fuqishëm trondit qytetin, rrugët kthehen në kaos nga copëzat e metaleve