Ngjarja e pabesueshme! Burri ‘vë duart në kokë’, nuk iu beson syve nga ajo që gjen në tualet, ja se çfarë i ndodhi…

0
Ngjarja e pabesueshme që i habiti të gjithë! Burri 'vë

Një burrë gjatë kryerjes së nevojave personale është pickuar në zonën gjenitale nga një piton. Ngjarja ka ndodhur në Austri. Gjarpri kishte rrëshkitur pëmes tubave të kanalizimit, duke bërë që burri të përjetonte një nga makthet e jetës së tij.

I tronditur, 65-vjeçari në qytetin e Grazit u kthye për të parë pitonin e gjatë 1.6 metra brenda tualetit të tij.

Sipas përshkrimit të personit, që thuhej i në njoftimin e policisë, sapo u ul ai ndjeu “një kafshim në zonën gjenitale”.

Gjarpri, me origjinë aziatike, i cili mund të arrijë një gjatësi prej 9 metrash, u arratis nga një apartament fqinj pa u vënë re përmes tubave të kanalizimeve.

Një specialist i gjarpërinjve, i cili u thirr nga shërbimi i urgjencës, e largoi gjarprin nga tualeti, e pastroi dhe ia ktheu pronarit të tij.

Viktima mori ndihmën e parë në spital për lëndime të lehta.

Fqinji 24-vjeçar, i cili mban 11 gjarpërinj në banesën e tij, të gjithë jo helmues, u thirr në zyrën e hetuesit për shkaktimin e dëmtimit trupor nga pakujdesia.

Artikulli i mëparshëmFlasin ekspertët/ Kafeja ju shkakton dridhje dhe marramendje? Ç’duhet të dini në këtë rast
Artikulli i radhësZbardhen detaje të reja nga tmerri në Angli / Agresori vrau pesë persona përfshirë nënën e tij, më pas qëlloi veten

KOMENTO

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj këtu