Nusret në gjyq/ Kuzhinieri i famshëm paditet nga punonjësit e tij, zbardhen akuzat ndaj tij: Na mban jashtë…

0
Nusret në gjyq/ Kuzhinieri i famshëm paditet nga punonjësit e

Nusreti, njihet për stilin e veçantë të hedhjes së kripës dhe përgatitjen e biftekut të shijshëm.Kuzhinieri i famshëm me famë botërore, Nusret Gokçe është paditur nga punonjësit e tij për punë jashtë orarit dhe për paga të vogla.

Kuzhinieri, i cili është pronari i një rrjeti restorantesh në disa vende të botës, akuzohet se ka detyruar punonjësit që të punojnë më shumë.

Sipas avokatit të paditësve, këta persona të gjithë shtetas turq, pasi u punësuan nga zyrtarët e kompanisë, iu kërkua të shkonin në Shtetet e Bashkuara për të punuar në restorantet me famë ndërkombëtare të biznesmenit të njohur. Sidoqoftë, pasi mbërritën në Shtetet e Bashkuara dhe ranë dakord për një pagë fikse javore, ata u detyruan të punonin më shumë se 70 orë në javë pa u paguar për punën jashtë orarit.

Ndër të tjera, ata thanë se “Nusret ishte agresiv në menaxhimin e restorantit, duke mallkuar shpesh punonjësit dhe duke i fajësuar ata për gabimet e punonjësve të tjerë.”

Sakaq, Nusreti, njihet për stilin e veçantë të hedhjes së kripës dhe përgatitjen e biftekut të shijshëm. Ushqimet e tij preferohen së tepërmi dhe restorantet, frekuentohen nga njerëz të famshëm të botës, përfshirë aktorë e futbollistë.

Artikulli i mëparshëmRama mban në ankth ministrat dhe deputetët, shtyn pa afat Asamblenë Kombëtare, mbetet e paqartë struktura e qeverisë së re
Artikulli i radhës“Ata ishin 4”, Rudina Magjistari shtatzënë për herë të dytë? Plasin urimet për moderatoren e njohur shqiptare (FOTO)

KOMENTO

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj këtu