Reperi i njohur latin, Dan Sur i ka habitur të gjithë fansat me ndryshimin e fundit që ai ka bërë.
23-vjeçari në një video në TikTok ka thënë se është reperi i parë në histori që ka varëse ari në vend të flokëve, të cilat sipas tij i ka vendosur me anë të një operacioni në skalpin e kokës.
“Ato janë të gjitha të kapur në lëkurën time. Këto janë flokët e mi, flokë floriri, jam i pari në historinë e njerëzimit,” ka thënë ai.
“E vërteta është se doja të bëja diçka ndryshe, duke parë që të gjithë lyenin flokët. Shpresoj që mos më kopjojnë të gjithë tani,” shtoi më tej Sur.