“Kishte ndryshuar pamjen”, mediat italiane nxjerrin detajet e forta, zbardhet dëshmia e personit që zbuloi se biznesmeni që dyshohej i ekzekutuar në Shqipëri është gjallë

0
“Kishte ndryshuar pamjen”, mediat italiane nxjerrin detajet e forta,

Biznesmeni italian Davide Pecorelli është gjetur gjallë Livornia të Italisë 8 muaj nga gjetja e makinës së tij të djegur në Pukë

Mësohet se ka qenë dëshmia e një personi që i kishte ardhur rastësisht në ndihmë Pecorellit, që ka zbuluar se biznesmeni italian është gjallë.

Dëshmitari në fjalë është afruar për të ndihmuar Pecorellin pasi i është djegur motori i varkës, dhe ka njohur biznesmenin, pavarësisht ndryshimeve që ky i fundit kishte bërë në pamjen e tij të jashtme. Siç duket, fotoja e publikuar për muaj me radhë në të gjitha mediat, kishte shërbyer për diçka.

“Kam parë Pecorellin, është gjallë,” mësohet të ketë thënë ai.

Edhe vetë kryeprokurori, Raffaele Cantone dhe Zëvendësprokurori Giuseppe Petrazzini kanë deklaruar se ata janë nisur për në ishull pasi kishin dëshminë e një personi i cili kishte deklaruar se e kishte parë Pecorellin të gjallë.

Misteri për zhdukjen në Shqipëri të biznesmenit italian Davide Pecorelli mori fund sot. Ai është gjetur i gjallë në ishullin Elba në Toskana të Italisë, tetë muaj pasi u raportua i zhdukur. Pecorelli ka dhënë deklarimet në polici dhe më pas është lënë i lirë, por nuk dihen ende arsyet se çfarë i ka ndodhur biznesmenit gjatë kësaj kohe.

Artikulli i mëparshëmInstagrami po përballet me kritika
Artikulli i radhësSuedia heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta ndaj Covid-19

KOMENTO

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj këtu