Del në ankand avioni privat i Elvis Presley

0

Avioni privat i Elvis Presley-t, ka dalë sërish në ankand pasi u braktis në një shkretëtirë të New Mexico-s.

Mjeti fluturues Lockheed 1329 Jetstar, i prodhuar në vitin 1962 ka qëndruar në një varrezë avionësh në Roswell, New Mexico për më shumë se 35 vite dhe së shpejti mund të fluturojë sërish, nëse blerësi vendos që ta riparojë.Kushdo që bën ofertën më të lartë do të marrë një kopje të marrëveshjes së sigurisë së avionit të nënshkruar nga Presley.

Avioni është një nga tre mjetet fluturuese në pronësi të artistit. Artisti e bleu atë për 840.000 dollarë në vitin 1976, një vit përpara se të ndërronte jetë. Ai u nxor fillimisht në ankand në vitin 2017 për 430.000 dollarë. Veçoritë përfshijnë një pjesë të jashtme të kuqe i, plus tapiceri të brendshme të personalizuara. Ekziston një mikrovalë Kenmore në bord, një televizor me një video player dhe një kasetofon.

“Për dekada të tëra, JetStar i Lockheed ishte avioni ekzekutiv i zgjedhur për personalitete të njohura dhe të famshëm ”, shpjegon listimi.

“Asnjë motor apo pjesë këmbimi nuk do të përfshihet me shitjen e avionit të Elvisit. Ai shërben si një mundësi e jashtëzakonshme restaurimi dhe një shans për të krijuar një ekspozitë unike të Elvisit për të gjithë botën.”Ankandi është caktuar të mbahet më 8 janar 2023.

Artikulli i mëparshëmDalin rezultatet e para për Tiranën/ Garë e fortë Këlliçi – Alimehmeti
Artikulli i radhësIrfan Hysenbelliu: Linda Rama qante, e çova unë tek Ylli Çabiri