Shmanget tragjedia: Shoferi i dehur i autobuzit tenton të vrasë familjen në trafik (VIDEO)

0

Një shofer në gjendje të dehur sipas autoriteteve në Qingzhou, provincën Shandong të Kinës lindore, ka tentuar të përdorë autobuzin që drejtonte  për të vrarë një familje e cila ndodhej ne mjetin perpara tij, ne trafik. Pamjet e autobuzit që përplaset disa herë me makinën e familjes së traumatizuar po bëjnë xhirron e rrjetit. Shoferi i autobuzit shihet papritmas që përshpejton, duke e shtyrë automjetin e bardhë pranë gardhit anësor të rrugës, më pas në një pemë.

Më vonë u zbulua se shoferi i dehur i autobuzit dhe shoferi i makinës ishin përfshirë në një debat për përparësinë rrugë. Ajo që pamjet nuk treguan ishte edhe më e tmerrshme. Shoferi i makinës dhe familja e tij, u panë duke u larguar nga makina pasi automjeti i tij ishte shtyrë pas pemëve kur autobusi papritur u kthye dhe  tentoi ti shtype ata, së bashku me fëmijën e tyre 5-vjeçar.

Shoferi i makinës dëgjohej duke kërkuar ndihmë gjatë gjithë ngjarjes së rëndë, ndërsa shoferi i autobusit ishte duke share dhe ofenduar familjen prej tre anëtarësh.

Shoferi i autobusit u ndalua nga policia dhe familja u dërgua në spital. Autoritetet lokale po kryejnë hetime të mëtejshme për rastin.

Artikulli i mëparshëmPërfshihet nga flakët banesa në Durrës
Artikulli i radhësKur budallallëku vërshon jashtë çantës