Përplasja e bandave në Durrës, atentatin ndaj “Rumit” e Ndojës dyshohet se e organizoi Plarent Dervishaj për…

0
Përplasja e bandave në Durrës, atentatin ndaj "Rumit" e

SPAK ka firmosur 5 urdhëra arresti të rinj për personat e implikuar në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut më 1 nëntor 2019.

Tri vite pas ngjarjes, implikimi i rrethit të gjerë të personave është zbuluar nga dëshmia e dhënë nga një bashkëpunëtor i drejtësisë para hetuesve të SPAK.

Pas zbulimit të personave të implikuar, prokuroria ka firmosur urdhërat e ndalimit ndërkohë që operacioni ka nisur që prej datës 17 janar të këtij viti, ku subjekte kontrolli kanë qenë banesa në Tirana, Durrësi dhe Kruja.

Në pranga kanë rënë personat e dyshuar Bashkim Haxhija, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku si dhe Juljan Pjetri.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur Plaurent Derivishaj, Ramazan Rraja dhe Julian Mecaj për të cilët dyhsohet janë janë jashtë territorit të shqipërisë. Një tjetër I kërkuar me iniciale D.Sh dyshohet se ndodhet ende në Shqipëri.

Sipas SPAK-ut, atentati ndaj automjetit me të cilën lëviznin Ndoja, Rumi dhe shoferi Andi Maloku që mbeti i vdekur, ka ardhur si pasojë e përplasjes mes dy grupeve kriminale që operojnë në Durrës.

I pari që u godit ishtë grupi i Plaurent Dervishaj, të cilit iu bë atentat me datën 20 qershor të vitit 2019.

Për këtë ngjarje dyshohet se organizator ishtë Aleksander Laho i njohur si Rrumi. Pak muaj më vonë, më 1 nëntor të po atij viti grupi i Plarent Dervishaj dyshohet se organizoi hakmarrjen duke kryer atentatin në autorstradën Tiranë Durrës ndaj Aleksandër Lahos, që lëvizte në makinë me prokurorin Arjan Ndoja dhe shoferin e tij Andi Maloku.

Për këtë ngjarje më herët janë arrestuar Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, të cilët janë marrë të pandehur dhe ndaj tyre, aktualisht po vijon gjykimi pranë Gjykatës së Posaçme.

Shkak i përplasjes mes dy grupeve në Durrës, dyshohet se ka qenë konkurenca në aktivitetin kriminal, por edhe përplasjet për shkak të influencës në lidhje me sipërfaqe të mëdha pronash në bregdet.(Ora News)

Artikulli i mëparshëmVuçiç i thotë po planit franko – gjerman: Ma bënë të qartë se me çfarë do përballemi nëse nuk e pranojmë
Artikulli i radhës“Berisha nuk e merr kurrë pushtetin” – Roland Bejko: Pas 14 Majit, PD mund të ndahet në katër pjesë!