Zaniolo vetë-përjashtohet nga Roma, tifozët e sulmojnë në rrjetet sociale

0
Zaniolo vetë-përjashtohet nga Roma, tifozët e sulmojnë

Aventura e Nicolo Zaniolos te Roma është në ditët e fundit, pasi sulmuesi i talentuar italian ka refuzuar rinovimin dhe klubi verdhekuq e ka nxjerrë zyrtarisht në merkato, me shpresën që do të mund ta shesë që këtë muaj.

Raportet mes palëve janë prishur tashmë dhe vetë futbollisti 23-vjeçar nuk është grumbulluar për sfidën ndaj Spezias në transfertë, pasi i ka thënë trajnerit Mourinho se nuk ndihet gati për të luajtur në këtë takim.

Menjëherë pas daljes së lajmit, tifozët e Romës sulmuan ashpër Zaniolon, duke e detyruar këtë të fundit që të çaktivizojë opsionin e komentit në postimet në rrjetet sociale.

Nicolo Zaniolo iu bashkua Romës në verën e 2018-ës, në një operacion merkatoje që dërgoi Radja Nainggolan te Interi dhe që atëherë u shndërrua në një nga pikat më të forta të verdhekuqve.

Për më tepër, Zaniolo shënoi edhe golin në finalen e Conference Leagues ndaj Feyenoordit, duke i dhënë Romës trofeun, megjithatë palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës dhe verdhekuqtë kanë vendosur ta shesin për të mos e humbur me parametra zero.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ “Të mbahen armët në dorë gati për zjarr” – Artan Hoxha publikon përgjimet për “21 Janarin”, si u dha urdhëri për vrasje
Artikulli i radhësLara Colturi kampione e botës, reagon Edi Rama: Është e dashuruar familjarisht me Shqipërinë