Blerja e ITA nga Lufthansa konfirmohet nga Brukseli

0

Auroriteti mbikëqyrës i konkurrencës në BE tha se ishte i kënaqur, që një “nivel i mjaftueshëm i presionit konkurrues mbetet”.

Komisioni Europian tha se miratoi planet e transportuesit kombëtar gjerman Lufthansa, për të marrë kontrollin e përbashkët të ITA Airways të Italisë, për 325 milionë euro (349.6 milionë dollarë).

“Miratimi kushtëzohet nga pajtueshmëria e plotë me mjetet juridike të ofruara nga Lufthansa”, si dhe nga Ministria Italiane e Ekonomisë dhe Financave, tha Komisioni në një deklaratë.

“Ndërsa ITA po performon mirë sot, qëndrueshmëria afatgjatë e ITA-s si një transportues i pavarur do të kishte mbetur shumë e pasigurt në mungesë të transaksionit,” shtoi Komisioni.

Vlerësohen shqetësimet e konkurrencës

Margrethe Vestager, nënkryetarja ekzekutive e Komisionit e ngarkuar me politikën e konkurrencës, tha se shqetësimet nëse blerja do të ndikonte negativisht në konkurrencë, ishin adresuar nga Lufthansa dhe zyrtarët italianë.

Alternativa për lidhjet midis Italisë dhe rajonit fitimprurës të Europës Qendrore, ishte vetëm konkurrenca e kufizuar nga Ryanair, tha Komisioni.

Për të lehtësuar shqetësimet e rregullatorëve të BE-së, Lufthansa dhe qeveria italiane ranë dakord të lehtësojnë operimin e fluturimeve me distanca të shkurtra, nga linjat ajrore rivale në Europën Qendrore dhe të ndajnë vendet e uljes në aeroportin e Milanos, për të zvogëluar dominimin e mundshëm të Lufthansa.

“Paketa e mjeteve juridike e propozuar nga Lufthansa dhe MEF, për këtë marrëveshje ndërkufitare, adreson plotësisht shqetësimet tona të konkurrencës duke siguruar, që një nivel i mjaftueshëm i presionit konkurrues, të mbetet në të gjitha rrugët përkatëse, tha Vestager.

CEO i Lufthansa, Carsten Spohr, tha në një deklaratë: “Miratimi nga Brukseli është një lajm i shkëlqyer për ITA Airways dhe Lufthansa, dhe veçanërisht për të gjithë pasagjerët, që fluturojnë drejt dhe nga Italia”.

“Vendimi është gjithashtu një sinjal i qartë për trafikun ajror të fortë në Europë, i cili mund të afirmohet me sukses në konkurrencën globale,” vazhdoi Spohr.

“Ky përfundim pozitiv është me të vërtetë një sukses,” tha ministri italian i Ekonomisë Giancarlo Giorgetti në një konferencë shtypi në Romë.

“Është një sukses i madh italian, është një sukses i madh gjerman, është një sukses i madh Europian”.

ITA u formua në vitin 2020 pas ristrukturimit të transportuesit kombëtar të falimentuar Alitalia. Majin e kaluar, Lufthansa ra dakord për një pakicë prej 41% të ITA me qeverinë italiane.

Nën kushte të caktuara, transportuesi gjerman do të blejë më pas një shtesë prej 49% të aksioneve të ITA duke filluar nga viti 2025. Ai gjithashtu mund të fitojë kontrollin e 10% të mbetur, në një datë të mëvonshme./ Deutsche Welle

Artikulli i mëparshëmKamera e fshehtë/ Trump: Biden, një thes mbeturinash. Kamala? E keqe dhe patetike
Artikulli i radhësLe Pen do të mundohet të formojë qeverinë edhe nëse nuk arrin shumicën