Akulloret me rrezik nga Listeria tërhiqen nga tregu – Alarmi shtrihet në Shqipëri dhe Kosovë!

    0

    Ministria e Shëndetësisë në Itali, në bashkëpunim me supermarketet A&O dhe Famila, ka bërë të ditur një tërheqje të menjëhershme të akulloreve me shije zabaione, çokollatë dhe rum të markës “Saper di Sapori” nga Selex. Shkaku? Një mundësi e lartë për praninë e bakterit të rrezikshëm Listeria monocytogenes. Produkti i prekur shitet në vasketa prej 200 gramësh me numër batch 180727 dhe me datën e skadimit 18.07.2027.

    Akullorja u prodhua nga kompania Tonitto 1939 S.p.A. për Selex Gruppo Commerciale Spa në fabrikën e tyre në Genova, Itali. Si masë sigurie, kompania rekomandon fuqimisht që të mos konsumohet ky produkt nëse është pjesë e serisë së përmendur. Konsumatorët që kanë blerë akulloren mund ta kthejnë atë në pikën e shitjes A&O ose Famila për një rimbursim të plotë. Për më shumë informacion, kontaktoni numrin pa pagesë 800 992992.

    Megjithëse ende nuk ka një paralajmërim zyrtar, këto akullore mund të jenë të disponueshme edhe në Shqipëri dhe Kosovë, duke rritur shqetësimet për sigurinë e konsumatorëve.

    Burimi: Ilfattoalimentare.it

    Artikulli i mëparshëmErdogan viziton Tiranën për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe takime të nivelit të lartë
    Artikulli i radhës“Albanian President Begaj’s Big Problem: A Palace Too Small for a Role Too Big”