Rama në New York: Diaspora në plan të dytë, ndërsa ndjek ndeshjen e basketbollit nga vendet që kushtojnë deri në $25,000

0

Udhëtimi i kryeministrit Edi Rama në New York duket se nuk është fokusuar te takimi me diasporën shqiptare, por më shumë tek evente personale dhe të një luksi të lartë. Rama është parë në mbrëmjen e kaluar në ndeshjen mes ‘New York Knicks’ dhe ‘Indiana Pacers,’ ku ka qëndruar fare pranë fushës, një vendndodhje ku biletat shpesh arrijnë vlerën astronomike prej 25 mijë dollarësh për të apasionuarit e sportit.

Por kjo nuk është arsyeja e vetme e vizitës së tij në SHBA. Një tjetër qëllim domethënës për Ramën është edhe ditëlindja e Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, me të cilin ai mban një marrëdhënie shumë të ngushtë. Takimi me diasporën shqiptare duket të jetë një event i dorës së dytë për Ramën, që rregullohet lehtësisht në varësi të ngjarjeve të tjera personale ose prestigjioze, si një festë luksi apo një ndeshje basketbolli.

Shpenzimet e tij të larta për udhëtime me charter dhe për aktivitete të tilla nuk janë bërë asnjëherë transparente për publikun. Opozita ka kërkuar një komision hetimor për të shqyrtuar këto shpenzime, por kjo kërkesë është refuzuar nga mazhoranca.

Në pamjet e mëposhtme, mund të shihni kryeministrin e “maskuar” me një kapele, ulur pranë fushës në ndeshjen e NBA-së, një vend i privilegjuar që kap vlera marramendëse.

Artikulli i mëparshëmMafiozi italian kapet në Medellín pas 4 vitesh në arrati, pozon pranë varrit të Escobar
Artikulli i radhësArrestohet në Spanjë një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë për përfshirje në vrasje