“Ylli i babit ike në qiell” – Futbollisti Erjon Morina ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare

0

Futbollisti i talentuar i Vushtrrisë, Erjon Morina, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 22-vjeçare, pasi luftoi për më shumë se një muaj me gjendjen e rëndë shëndetësore. Lajmin e hidhur e bëri të ditur babai i tij, Ilir Morina, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale:

“Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat, Erjon! Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty. Do jesh ylli që do na ndriçojë gjithmonë.”

Ngjarja tragjike nisi më 27 tetor 2024, gjatë një stërvitjeje të zakonshme me skuadrën e Vushtrrisë. Erjoni pësoi një sulm në zemër dhe u dërgua menjëherë në spital, ku mori ndihmën e parë. Megjithatë, përpjekjet për ta mbajtur në jetë nuk rezultuan të suksesshme.

Erjoni kishte një karrierë premtuese, duke luajtur më parë edhe për Prishtinën dhe Drenicën. Largimi i tij i parakohshëm ka tronditur komunitetin sportiv dhe të gjithë ata që e njihnin.

Ngushëllime të shumta kanë mbërritur nga familja, miqtë dhe komuniteti i futbollit. Një tifoz i shkroi: “E tmerrshme… ngushëllimet janë pak për një yll si ai.” Një tjetër komentoi: “Zoti e dërgoftë në parajsë këtë djalë të ri që iku në lule të moshës.”

Humbja e Erjon Morinës është një kujtesë e dhimbshme e sfidave që mund të përballojnë edhe sportistët e rinj. Ngushëllime të sinqerta familjes Morina dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e respektuan këtë futbollist të jashtëzakonshëm.


Redaksia jonë i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Morina dhe të gjithë atyre që e deshën Erjonin. U prehtë në paqe.

Artikulli i mëparshëmKupa e Botës 2034 në Arabinë Saudite – Botërori 2030 në tre kontinente për herë të parë në histori
Artikulli i radhësRegresioni i jetëve të kaluara: Mes mitit dhe kritikave shkencore