
Aktori i humorit Rezart Veleshnja është ndaluar nga policia në Durrës pas akuzave për mashtrim. Sipas raportimeve, Veleshnja ia kishte marrë në mirëbesim makinën një mikut të tij dhe më pas e kishte shitur për shumën prej 2 milionë lekësh të vjetra.
Pronari i automjetit bëri denoncimin në polici, duke çuar në arrestimin e aktorit brenda pak orësh. Policia e Durrësit konfirmoi se “Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin R.V., pasi, me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet shtetasit Y.T. dhe më pas e ka shitur”.
Ky rast ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke sjellë në vëmendje përgjegjësinë ligjore dhe etike të figurave publike. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.