
Enkelejd Alibeaj, drejtues i Partisë Djathtas 1912, ka bërë deklarata të forta në një emision televiziv, duke parashikuar se kryeministri Edi Rama është personi i radhës që do të thirret nga SPAK.
Sipas Alibeajt, pas arrestimit të 17 kryetarëve të bashkive, ish-ministrave dhe deputetëve, hetimet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit po afrohen gjithnjë e më shumë tek kryeministri.
“SPAK po bën gjyq partiak, radha tani është tek Rama”
Gjatë debatit televiziv, Alibeaj theksoi se hetimet e SPAK po kthehen në një përplasje mes pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor, duke lënë të kuptohet se shumë shpejt do të ketë zhvillime të mëdha.
“SPAK-ut po i bëhet gjyq partiak, gjyq i një pushteti ndaj një pushteti tjetër. Me sa duket, tashmë që i kanë rënë pas hekurave 17 kryetarë bashkish, ish-ministrja e deputetë, radha tani është tek ai. Kaq e thjeshtë është.”
Alibeaj nënvizoi gjithashtu se kryeministri mund të jetë duke bërë “provat gjenerale” për fjalimin e fundit në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, duke sugjeruar se thirrja e tij nga SPAK është çështje kohe.
“Do ta thërrasë SPAK-u, pastaj këto vajtimet në grup i bëjnë te grupi parlamentar i Partisë Socialiste.”
Deklaratat e forta të Alibeajt kanë ngritur debate mbi të ardhmen politike të Ramës dhe qëndrimin e tij përballë hetimeve të SPAK. A do të jetë ky momenti që shënon fundin e karrierës politike të kryeministrit? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim.