Polici i burgut të Burrelit vetëplagoset me armë, gjendja e tij kritike

0

Një punonjës i burgut të sigurisë së lartë në Burrel është vetëplagosur me armën e shërbimit në banesën e tij. Sipas burimeve zyrtare, efektivi me iniciale S. N., 54 vjeç, ka marrë një plagë të rëndë në kokë dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e vetëplagosjes. Hetimet po drejtohen nga Prokuroria, e cila po shqyrton çdo pistë të mundshme për të kuptuar shkaqet që çuan efektivin në këtë akt ekstrem.

Policia ende nuk ka dhënë detaje të mëtejshme, ndërsa familjarët dhe kolegët e tij po merren në pyetje për të kuptuar gjendjen e tij të fundit psikologjike dhe çdo faktor që mund të ketë ndikuar në këtë ngjarje.

Artikulli i mëparshëmShpërthim me eksploziv në Lezhë: Identifikohen autorët që vendosën tritolin në zyrën noteriale të Fran Gjonit
Artikulli i radhësGrupi parlamentar i PS-së mblidhet për të diskutuar mbi hetimin e SPAK ndaj UBT