SPAK kërkon 5 vite të tjera burg për Alqi Bllakon në aferën e inceneratorëve

0

Alqi Bllako, një nga zyrtarët e lartë të përfshirë në aferën e inceneratorëve, përballet me një dënim tjetër të kërkuar nga SPAK, i cili propozon 5 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike për akuzën e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Bllako, i konsideruar si një “peshk i vogël” në skemën e inceneratorëve, ka përfituar 119 mijë euro përmes babait të tij, të cilit i kishte siguruar një pagë të kamufluar. Prokuroria argumenton se ai ka ndihmuar në përgatitjen e studimit të fizibilitetit për inceneratorin e Tiranës dhe ka mbajtur kontakte të ngushta me Klodian Zoton, një nga figurat kyçe të kësaj afere.

Sipas hetimeve, Vladimir Bezhani, një tjetër emër i përfshirë në çështje, është punësuar si këshilltar i jashtëm i Lefter Kokës dhe ka ndihmuar në përgatitjen e propozimit të pakërkuar për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Dokumentacioni i tij është përdorur për të lehtësuar dhënien e koncesionit.

Ndërkohë, opinion publik dhe ekspertët ligjorë shprehin skepticizëm, duke theksuar se “kokat e mëdha” të projektit nuk janë prekur ende nga drejtësia.

Artikulli i mëparshëmSokol Kryeziu – Nga faturino në biznesmen që fitoi 6 milionë euro tendera
Artikulli i radhësNewcastle prezanton autobusin më luksoz në botë – një “shtëpi mbi rrota” për lojtarët