Trump përplaset me Zelenskyn: “Më falëndero, mos e zgjat”

0

Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, u shndërrua në një përballje të ashpër, ku Trump përdori tone të forta ndaj homologut të tij. Në qendër të diskutimeve ishin negociatat për paqen me Rusinë dhe ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën.

Zelensky kërkoi që SHBA të mos pranonte kompromise me Vladimir Putin në negociatat e paqes, por Trump e vuri në pikëpyetje fuqinë e Ukrainës për të diktuar kushtet. “Duhet të jeni mirënjohës. Ju nuk keni mjaftueshëm trupa. Nuk mund të na thoni se e doni apo jo një marrëveshje armëpushimi”, iu drejtua ai Zelenskyt.

Në një moment tensioni, Trump e ndërpreu Zelenskyn, duke i thënë: “Ose bëni marrëveshje, ose ne largohemi”. Ai përmendi ndihmat ushtarake që SHBA i ka dhënë Ukrainës, duke theksuar: “Unë ju dhashë raketa Javelin, Obama ju jepte vetëm shkresa. Duhet të jeni më falenderues”.

Zelensky reagoi duke thënë se këto fjalë i kishte dëgjuar më parë nga Vladimir Putin. Në debat u përfshi edhe zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, i cili u shpreh se Ukraina nuk ka më burra për të luftuar. Zelensky i ktheu përgjigje të prerë: “Ejani dhe shiheni”.

Takimi përfundoi pa një përfundim të qartë mbi negociatat, ndërsa Trump, i pyetur nga gazetarët nëse do të vijonin bisedimet me Zelenskyn, tha: “Nuk e di, të shohim”.

Artikulli i mëparshëmIlir Meta pas vendimit të Gjykatës së Lartë: Po ecim më shpejt drejt Strasburgut
Artikulli i radhësZelensky largohet i inatosur nga Shtëpia e Bardhë pas përplasjes me Trump