
40 ditë pas ndarjes nga jeta, është hapur testamenti i Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ka vendosur që të gjitha depozitat e tij financiare t’i dhurohen Kishës Ortodokse të Shqipërisë.
Si do të shpërndahet pasuria?
Sipas testamentit të lënë nga Janullatos, pasuria e tij do të përdoret për:
- Përfundimin e katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku do të shkojë gjysma e fondeve.
- Mbështetjen e klerikëve dhe zhvillimin e programeve rinore të Kishës, duke siguruar që të ardhurat nga këto investime të përdoren në shërbim të komunitetit ortodoks shqiptar.
Në letrën e tij të fundit, Janullatos shprehu mirënjohjen për Kishën e Shqipërisë dhe përkushtimin e tij ndaj zhvillimit të besimit ortodoks në vend.
“Falënderoj Kishën e Shqipërisë për dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt,” thuhej në testament.
Ky gjest i fundit i Kryepeshkopit tregon angazhimin e tij të gjatë për forcimin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë dhe komunitetit ortodoks në vend.