
Partia Socialiste ka publikuar listën zyrtare të kandidatëve për deputetë në Qarkun Lezhë, duke prezantuar emrat që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka bërë publik emrat e përzgjedhur, të cilët ndahen në listën e mbyllur dhe të hapur, duke përfshirë edhe kandidatë të përzgjedhur nga platforma “Deputeti që duam”.
Lista e Mbyllur:
- Ulsi Manja
- Ermal Pacaj (Përzgjedhur nga platforma “Deputeti që duam”)
Lista e Hapur:
- Admir Kadeli
- Andon Gjoni
- Klotilda Ndreca
- Erjon Markaj
- Marjeta Neli
- Aurora Reçi Gjeloshi
- Pranvera Skana (Përzgjedhur nga platforma “Deputeti që duam”)
Përzgjedhja e këtyre kandidatëve synon të balancojë eksperiencën politike me përfshirjen e emrave të rinj, duke ofruar një përfaqësim sa më të gjerë të komuniteteve lokale dhe grupeve profesionale.
Qarku i Lezhës konsiderohet një zonë me rëndësi strategjike për zgjedhjet parlamentare, ku Partia Socialiste synon të forcojë mbështetjen e saj në një garë që pritet të jetë e fortë mes partive kryesore.
Vijon…